August 10, 2024

Të qenit NJERI – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të qenit NJERI.

Dukuria NJERI-rrugëtirë e dyzuar,
në pritshmëri,labirinth ngatërruar.
Të ekzistuarit,kopje në dimension,
të menduarit,formë që s’funksionon.
Të qenit NJERI,labirinth i ngatërruar,
të jesh a mos jesh…nyje e trilluar.
Loj’ imagjinat’ hulumtim pa shpresë,
rendje ditë e natë,pa sens,pa finesë.
Fat alegorik,ndërshkim enigmatik.
Anomali e rrallë,e pa/parashikuar,
fabrikë e një realiteti të hidhëruar.
Katalog rastësi,format në fshehtësi.
Retorikë e ç’do dite,pa cak e kufi,
përtej ç’do frike,ego në pafundësi.
Jetë e vështir’- shkërmoqur fije-fije,
fletushk’ lexuar pa asnjë grim shije.
Efekte prozhektorësh në bardh e zi,
fasadë oreksi, në “vetëkënaqësi”
Kapje n’mjerim,dhimbje në tatëpjet’
jetë në trishtim,mister po e vërtetë.
përditshmëri bosh,por përparësi,
të dish ta jetosh,është bekim,risi !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.03.04.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com