E vetmja – Seli Murati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E vetmja
Qerpikët e njomur, i prekte
loti i natës, zbërthente
sytë tanë ,të ngrysura në ëndërrime
shpirti si tallaz deti po ngrë
të vetmen magji jete ma dhurojnë…!
Sytë e tu ,mbushur mes mallit
diegur dhe heshtur më vrasin
kohës, shpërtheve, si një pranverë
e vonuar çelëm, trëndafilat!
E vetmja simfoni… që na bashkon.
Seli Murati
4.3.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com