August 3, 2024

Pasion i pafajshëm… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pasion I pafajshëm…


Pasion i pafajshëm,
që udhëton nëpër fantazira,
diku të ndaluara,
shikime të pabefasueshme,
dhe ndriçime diellore !
I ngrohtë mu si dielli,
por i egër por si stuhia,
e i madh aq sa qielli,
po i ftohtë mu si akulli !
Pasion hyjnor,
që shtrengoj në,
zemren time fortë,
dhe e shkërrmon,
si thërrime buke…
Ti pasion…
Kërkon të dalesh,
me shumë rrëmbim,
por duhet të kesh durim,
se dashuria s’do nxitim !
Pasion i pafajshëm,
që përplasesh kësaj nate,
me dhunë dhe pa hënë,
pasion i tronditur, nxitues,
kalimtar i shpejtë …
Ti pasion i pafajshëm,
që do më mbështjellësh,
me pelerinën tënde të ngrohtë,
derisa të shëndërrohesh në një,
pasion të fajshëm, djallëzor…!
*
// Afrim HYSENI // Copyright 04/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com