Adem e Hamëz Jasharit – Meti Belaj
Adem e Hamëz Jasharit
23-vjet kur K O S O V A u vëndos në
kalendarin e ngjarjeve të mëdha
të historisë kombëtare
Marsi i ngjarjeve të mëdha historike,
në Kosovën Dardane, fillon aty ku linden heronjët e lirisë, aty ku linden Jasharajt,
Adem e Hamëz Jashari.
Aty ku linden ikonat e Lirisë, ata që
ulen historinë këmbëkryq në logun e burrave, për t’i treguar botës se si mbrohët liria e një populli dhe atdheut të tyre.
Beteja e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit,
1998 në Prekaz, shënon njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare të shekullit XX, asaj që i dha fund barbarisë dhe pushtimit serbo-sllav në trojet shqiptare dhe rivendosi themelet e reja të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Lavdi të rënve për Lirinë e Kosovës–Dardane!
Lavdi vepres dhe heroizmit legjendar të zotërve të tokës Dardane,
Adem e Hamëz Jasharit!
Meti Belaj