August 2, 2024

Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes) – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Akoma s’e di?!….(nënës time,në tre mujorin e vdekjes)
*
Akoma s’e di,pse zgjodhe fillim mujin,
Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
Ky muaj i bukur ,pse ta qau hallin,
Apo të plotsoi, të fundit dëshirë!
*
Akoma s’e di,pse zgjodhe dreken,
Që jetës t’i thoshe lamtumirë.
Dielli ishin zbehur,dita bëri zgjimin,
Vajzat nisën vajin,për nënën e mirë.
*
Akoma s’e di, si është e vërteta,
E zgjodhe ti vdekjen,apo të zgjodhi ajo
Nëntori dhe dhjetori të kanë sjellë shumë brenga,
Dhe kjo brengë e fundit jetën ta shkurtoi.
*
Akoma s’e di pse zgjodhe fillim muajin
Kjo data 05 dhjetor e mistershme plotëson një dëshirë,
Ti i thua vetes vdiqa para djalit të smurë,
Kështu dhe babait në at botë ndoshta i vjen mirë.
*
Akoma s’e di ,ndoshta s’më besohet,
Se ke vdekur,o nënë dhe nuk jeton më ka tre muaj,
Veç në jetë kam mall edhe përgjërohem,
S’dua të besoj, më për as një gjë.
*
// Afrim HYSENI // Copyright 05/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com