August 4, 2024

Epopeja e UÇK-së – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EPOPEJA E UÇK-së
Si dikur në lashtësi, edhe sot pas tri M……stoike!
Drenica, Dukagjini, Juniku,…..e…………..!
vende heroike!
Këto vatra të luftës dhe rezistencës, akoma
I numërojnë gurët e varreve!- vallë, sa i ka
Kosova kreshnike?
Dëshmorët, si Yjet në qiell i rriten!- ata ruajnë
gjenin e ekzistencës!
Tanimë e bërë legjendë mbi legjendat e Besës?!
Ajo mbeti Gurr i Diellit të vet!-gjithnjë do t’i sfidojë
rrebeshet e kohës
Që trungun e lashtë t’mos ia tundin botës ?! – dhe as
vendin ta lëshojë
Kjo ushtri e re, ky simbol i rezistencës ! Eh, sikur….!
Ta marrim ne këtë, model të shpresës dhe mbijetesës
Sepse është shpirtzjarr i kulluar i qëndresës ?!


Lindi nga dheu i Drenicës së Dardanisë, si feniks
Doli që t’ia mbronte oxhakun shtëpisë
U tregua Promethe i vërtetë në përpjekjen
Që ta ruante të vetën, at’ Farën e Fisit
Dhe ngjyrën e Bardhë të Plisit, virtyte këto
Të trashëguara nga t‘parët e Atit
Se, petka tjera në këto anë, nuk i kanë hije
Shtatit !


Telave të çiftelisë e sharkisë le t’iu folë akordi
Edhe lahutën shtërngoje me dy duar!- bile, fortë!
Tingullin me notë, le t’ia japin këndshëm melodisë!
Poemën e UÇK-së sot e mot, bukur le ta këndojë
rapsodi !
Njashtu si të: Mujit, Halilit dhe Gjergj Elez Alisë ?!
Ago Ymerit dhe Konstandinit për fjalën e dhënë
Besën e zotit të shqiptarit që kullën e bën istikam
T’Isës, t’Azemit, t’Shabanit e Tahirit n’Prekaz
Bashkë me Ademin dhe Jasharajt, që
Historisë më të re sot e mot i lanë një nam,
ku, legjenda pyet veten se, cilës prej të dyjave,
Sakrificës deri në vetëmohim apo trimërisë së pashoq
I takon vendi i yllit të parë në Diademë pa maraz
Epopeja e UÇK-së , këndohet nga shpirti përbrenda
Që, më shumë se vetë jeta nëpër shekuj i thirë lirisë
Ndër netë me zjarre të ndezur nga shpirtrat e trazuar,
të dëshmorëve të rënë në alltarin e lirisë së njerëzisë
Të Nënës Madhe, tonës, nënë Shqiptarisë !
Të gjtha këto t’bëma i takojnë tëndes farefisnisë!
Bashkë me Mrizin e Zanave, vendin tënd e kanë nënë
Edhepse të huajt t’i hoqën me hir e pahir ?!
Ti, në Log të Burrave u mate, përballë çmendurisë
E sfidove zhbërjen e popullit tënd martir ?!
Me gjakun tënd ia shkrove fletat historisë!
Vlera të reja i dhurove M…-it të ri dhe mbarë
njerëzisë !


Vëllezërit dhe Motrat e tua bonjakë, i mbrojte
pa nda?!
Në Luginë të Preshevës e linde UÇPMB-në
Hasmi nuk pushoi, prapë armiku s’tu nda ?!
Derisa Oktopodi s’i shtrijti krahët këndej Sharrit ?
Iliridën trime deshi ngusht me e zënë ?
Venët dhe damarët për t’ia pëzier?!
Si n’kohë t’Sërpit dhe t’Bullgarit ?
Tek Arabati Baba Teqe, n’Tetovë u kurdisën
Kazanat me mish shqiptari. Ah, ç’patën zier !
Pushtuesit e aszdisur?


Dashtën kriminelët t’i shkelin edhe këto anë
Por, s’i lanë djemtë e tu, këto djem nanash !
Kur si vetëtima u hodhën Sharrit matanë
Kushtrimin e dhanë me rafale të shtënash
Kulla dhe Kala, istikame lirie i bënë
Male e bjeshkë vluan në valle Zanash
Tetovën e Kuqe UÇK-ja, ç’e pat vat(ër t)an!
Vetëbesimin na e ktheve për mot e jetë
Burrnisht luftove, e mbrojte tëndin atdhe
Lavdinë vetes gjallërisht ia ngrite përpjetë
Nuk lejove tjerët të ta këndojnë tallkanin ?!
As për ne tani, e as për brezat që kanë me le !


Zhgjedhën e rëndë, nuk e durove dot !
As nuk ia tolerove më vetes lemerinë
Pushtim-poshtrimin?! Ah, tiraninë !
Me mijëra njerëz u flijuan për këtë tokë,
Dhe sa e sa të tjerë, mbetën invalidë
në trup e në kokë?
Disa nga burgu, e disa nga baruti?!
Ç’qëllim të ndritur patën shkënditë?
Atë trohë të jetës që na kishte mbetur?!
E ç’po e sosnim duke e ngrënë përditë?
Vepruan me kohë dhe s’e lanë me u tretur
Na e kthyen për të gjallë neve shpresën!
Në shpirtin e Lirisë i ka rrënjët t’thelluara
Në kujtim-vazhdim të brezave t’ri e t’vjetër?!
Ah, gjakimin për gjallërim ! Kurrë të haruar!
Për mbijetesën me rezistencë, at’
Të shenjtin vetëflijim për ekzistencë !


Ti shqiptar, mos hezito, përrreth shiko!
Vetëdijsohu!
I ke të gjitha, s’të mungon gjë, tani
Vetorganizohu!
Mos lejo të të shkelë koha, gjithnjë
Përparo!
Rininë të gjallë ndër popuj e ke,
Gëzohu!


Ti, qëndro hero! Përherë në këmbë
Edhe kur të vërsulen mbi ty hiençe,
Plangprishësit e stepave egërsisht,
Ata duan të ta presin rrënjën, tmerrësisht!
Por edhe kur nga degët e tua,
T’i këpusin gjethet, a sythët t’i shkundin?
E Frutat dhe Lënda, rëndë të përtoket
Herët, madje shumë……,pa u pjekur ?!
Ti, Dardan-Kosovar, Shqiptar!
Përsëri, vetëkalitu si çelik e hekur
Bile, ti qëndro edhe atëherë !
Kur foshnjën në djep ta përkundin Loket
Lisin tënd të Vjetër, tufanet le ta lëkundin?!
Zakonet, kanunet, tradita edhe doket
Së bashku me natyrën tënde, ta ruajnë unin !


Madje, duku pambarimisht, bulbëro !
Sythe të reja lësho përherë
Le të çelin mëngjeseve në çdo pranverë
Jo më pak se tri here !!!
Le ta mbushin me aromë Jete-Lirie !
Këtë tokë të Lashtë-Shqiptarie


Atdheun tënd, shkele cep më cep
fushë e kep !
Atë kaloje në këmbë, pa edhe sikur t’ishe
fëmijë ?
Madje mos u tut, këtë edhe bota le ta dijë!
Por, edhe tani që u bëre burrë mes burash
me nam ?!
Atdheu je Ti, Toka, Qielli, Ajri, Uji, e me ty
edhe Un’jam!
Si ushtar e si kapedan, edhe si filozof dhe të tjerë
Qofshin punëtorë a politikanë; me a pa gëzof ?
Por, gjithmonë i dua të vyer, e të gdhier
por asesi të mjerë!


Shtoje me të madhe tëndin katundin,
Përhap qytetërimin-civilizimin në çdo hap !
Mos lejo që gardhin e sinorit tënd
të ta lëkundin
Xhuxhmaxhuxhët që zhyten në trap!
Sa here që meraku për të huajën i kap’
Dijen nxën!- lapsin të mprehur
në dorë mba!
të mbarën si kombi i ndritur e ke kapë,
Perëndimi i yti, prapëseprapë ?!


Qëndresën dhe krenarinë tënde, mendjen
universale
S’ka kush që e mund. Andaj po të them:
Rri vertikal!- dhe mos çaj kokën për horizontale,
Ato u takojnë karikembajtësve amorfë e butakë;
popujve zhvatës, t’haruar, hazërxhinjëve
soj robi e torollakë!
Ndërsa ti je i Dardanit, birit të Zeusit(Zojsit-Zotit),
I njohur ndër më të moçmit e Ballkanit
Për: Punë, Urti, Burrni, Besë dhe Trimni
Haro zënkat mes veti!- mu aty kërko Lavdinë!
Si të moçmit e tu, nga toka e deti, vetë
Fito Lirinë
Dhe vetëm për punë të mira harxho energjinë !


Me punë dhe mend arrihet gjithçka!
Ashtu, i moçmi i Pellazgjisë pat thënë?!
Kështu, edhe i riu i Dardanisë me pushkë tha!
I tregoi botës, me Diell e me Hënë?!
Se fatin e vet, në duar të vet e mba!


Dardan!- ndër vite t’Agët, shekullin e shkurton
Ti, vetëm para ec, nëse s’mundesh, zhagit
e mos prit!
Mendo! Puno! Fito! E shtohu përditë në rritë!
Rrno ndershëm! Mos vdis pa t’naltin çmim!
Se, vdejket e lira, bashkë me ty harohen shpejt?!
Lëmoshë, nga askush ti mos kërko!
Shitu shtrenjtë n’ankandet e botës!!!
Ashtu që, t’mos munden me t’pague
As shtete bastardhësh, as individë langue?!


Spo mundem pa të t’thënë diçka? Si gjatë e
kam mendue !
Edhe shpirtin e mendjen po mi torturon kaherë,
dimër e verë?
Në rrethana të Ballkanit(Ilirikut) qysh duhet
me veprue?
Sepse këtu, çuditërisht, përmbajtja nuk po vlerësohet, Por, përkundrazi, vetëm forma po shikohet?!
E me të, e vërteta gjithnjë paturpësisht mbulohet?!
Madje i drejti nuk u pyet edhe kësaj radhe ?!- s’haron
Pse s’ka pardon?
Sërish me avazet e gënjeshtarit, vazhdohet
të udhëtohet?!, e
ai gjithnjë shtiret se s’sheh gjë me sy e as me veshë
s’dëgjon;
Të verbëtin dhe shurdhmemecin, bukur i vetaktron ?


Por ti Dardan-Kosovar! Fjokart! Shqiptar!
Kurrën e kurrës mos qaj me zë !
Se, ashtu ia jep kënaqësinë hasmit ?!
Madje as mos i lësho lotët krrue!
Edhe kështu i ushqen armiqtë e Arbnit?!
Ngel pra ai që ishe dje!- edhe nesër ji ai
që sot je !
Dardan të thuan e të thënçin gjithmonë,
Dardan!- nga i lashti Dhe i joni ke le!
tetor, 2001
Iliridë, Guri Kuq

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com