August 13, 2024

Poeti Nuk Vdes Kur – Salo Kordha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poeti Nuk Vdes Kur ❤️
Një Poet nuk vdes kur nga zemra nxorri thesare
Ato thesare nuk treten mbeten pasuri e madhe.
*
Poeti mbetet i gjall nëpër libra historie
Shpirti i tij i kristalt ka lënë një mal me shkrime.
*
Ti lexojn babaxhanët rinia e të gjithë në breza
Të mësojnë historin se jan larg Mëmëdheunt .
*
Poeti do mbetet gjall nëpër libra pa mbarim
Do ta kujtojnë njerëzia se po treten në mërrgim.
*
Poeti mbetet me yjet lart në qiell ku ndriçojn
Se ka shpirtë krenarie nëpër vargje e tregon.
*
Poeti është ëngjëll, bashkë me Zotin kuvendon
Poeti është bukuria, bashkë me diellin ndriçon.
*
Fluturon nëpër male, nëpër fushat gjelbërim
Kërkon Atdheun e tija, nëpër vargjet me bekim. *
Do ta kujtoni Poetin fluturuar jetës tuaj
Shkrimet që shkroi Poeti nëpër librat e botuar.
*
Atje shkruhet për Atdheun ku të gjithë kemi ler
Fort shumë i përqafoni shkrimet e tija me vlerë.
*
Ato do tu tregojn rrugën për të i yni Mëmëdheu
Poeti nuk vdes kur bashkë me të edhe Atdheu.
*
Autore
Salo Shehu Kordha
Athin Greece
Albania ✍️
Data /6/3/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com