August 10, 2024

Prekaz jehonë lirie – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Prekaz jehonë lirie.

Epopeja e lavdisë.
Ditë e madhe,e krenarisë.
Zjarrë i zemrës,së lirisë.
Forcë e shpirtit,t’shqiptarisë.

Prekaz, o monument i sakrificës.
I pa gjunjëzuar,nga t’bijtë e Milicës.
Me amanetin,e t’parëve të traditës.
N’ajër e hodhe,arsenalin e ekspeditës.

Vendi i shenjtë i Dardanisë.
Rezistencë,e gjoksit trimërisë.
Bërthamë e zemrës së fuçisë.
Legjendë,kushtrimi i ushtrisë.

Rini vigane,e popullit tonë.
Mëso histori,për këtë jehonë.
Tri shkronja të arta,n’liri të çojnë.
Ushtri Çlirimtare e Kosovës,i thojnë.

Ti Prekazi,i mollës kuqe.
Me ju e dëshmortë,erdhi e bukura nuse.
Shtizë flamuri,Adem Jashari.
N’Shqipëtari,mbetesh i pari.

Muaji mars,në ty Kosovë.
Do t’kremtohet,për gjithëmonë.
Vend bekimi,te Jashartë.
Emblemë e kombit,nata e zjarrtë.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
05.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com