August 4, 2024

Je mbledhur Europë, të nxish historinë – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Je mbledhur Europë , të nxish historinë ,
Në lojra pokerash , për trojet tona ,
Të keqen mbjell mbi Shqipërinë ,
Në lot e gjak , filiz nga rrënja!

Sa lojra ke bërë , mbi supet plagë ?
Sa heshta ngulur , thellë në shpirt ?
Një popull , humbur fillin ka…
kërkon një shteg , e humb’në pritë

Përse moj plakë , e vjetër dinake?
E babëzitur …., tiran’i pa shpirt,
Një popull Ilir , ndër të parët lindur,
Kurorën vjedhur , mbi poshtërim !!

Kur fillon të ngrihet , pak nga pak ,
Si foshnjat , hedhin hapin e parë …
Me gozhdë kambalesh , goditur në palcë ,
çizme pështirë , mbrujtur veç gjak !!

E ç’fare të të them moj Europë ?,
Hapur rrugët , sa gjërë e gjatë ,
Nga bijtë e Tu , ç’qënka tradhëtia,
Të mos rrosh , është fare pak !!

Lëngon e bukura e dheut ..,
Ne presim , e s’rreshtim , si të parët tanë!
Të vije ajo ditë , që të jesh zonjë ,
Të mbledhur prapë , në të vetmin prag !!

Se vegjëlinë nuk e trëmb frika,
Nga hiri dale , prush e zjarr,
Se bijtë , që , ka lindur Shqipja…
Ndënë flamur , të lar në gjak!!

Për’ju kaçak , që mbillni ferr ,
Dhe vjen një ditë , që s’fal më dot,
Me politik’të butë gjë …s’pamë,
Të gjithë bashkë , ti dalim zot!!

Të shumta janë , bijat shqiptare ,
Që nga greminat , hedhur poshtë!
Vajzat – sorkadhja dhe hardhija,
Me lot në shpirt , luten në Zot!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com