August 3, 2024

Lajkat pjesë e komedisë – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lajkat pjesë e komedisë.

Bën lëvdata,shtiresh me lajka pambarim,
shumë herë ata e kanë nje qellim,
si dhelpra dinake n’kurth të tjerët th’rret,
të duket vetja se je gjeni krejtë,
po nuk arrite,thu nuk deshe vetë.

Jetën çokollatë e tërheqim zvarrë
me thoj sheqerosjen e mbajmë pranë.
E kuptojmë hilen e lojës shoqëri,
ku gjithkush shitet si ma i miri njeri
e pas shpine shpif e krijon komedi.

Poezia asht pasion i shejtë o njeri,
mos fy ,mos rrej e mos thur komedi.
U ngatërrum keq n’këtë rrëmujë
e pimë me etje këtë ujë t’gazumë.
Në labirintin e komedis të gjithë përfundumë.

Albina Ceka autore Albania
06/03/2021
Itali.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com