Ah, sikur… – Oltjona Selamaj
Gëzuar festën e gruas, ditën ndërkombëtare të saj, 8 MARSIN.
Recituar nga unë, për ju miket e mia të mrekullueshme ❤️❤️❤️
Ah, sikur…
Sikur të kisha shkopin magjik
të Zanës së Hirushes,
të shembja kullën e Pizës, bërë prej shkëmbinjsh të shtrembër,
E të thepisur, të egos mashkullore, që të çmënd…
Të shpërndaja çdo pjesëz të saj
Në të gjithë galaktikën,
e mira femër…
Duke i shkruar sipër emrin tënd..
Ti femër, që dorëzove dashurinë
në duar barbare…
Në të gjithë cepat e universit,
do të kesh një vend.
Me luledielli, mbjellë çdo gërmë
Do të shkruhej fjala:” Femër”
Edhe shkuar nga habitati i zemrës egoiste pa shpirt,
Gjithkund, gjetkë, të ndiheshe princeshë, në çdo zemër…
Ah, sikur, me madhështinë e ekzistencës sate,
të vishja universin mashkullor…
Kjo botë e mjerë, e humbur mëkatesh, do të njihte paqen e përjetshme.
Asnjë mashkull mbi ty,
nuk do të vinte më dorë…
Do të mbaheshe qiellit ngritur,
si statuja e lirisë
Që konkuron çdo mal…
Do të ishe rrënjosur, në shpirtin e gjithkujt, si rrapi i moçëm shekullor, lavdinë e së cilit,
Asnjë stuhi e fuqishme,
nuk mund t’a ndalë.
Ah, sikur, të isha e padukshme
Të të ktheja lotin e dhimbjes në kristal
Dhimbjes humane, do t’i thosha:”Ndal”…
Bota, do të pasurohej prej lotëve të tu të bekuar
Në shekuj të shekujve,
lumenj kristalësh pa ditur,
ke krijuar, e vetëmohuar…
Mjaft më, me peshën e kryqit vargmal..
Tani është koha të jesh e vlerësuar…
Femër, vendi yt i vetëm i qëndrimit,
Mban emrin:”Piedestal”…
Autore: Oltjona Selamaj