Betejat e Femrës – Ermentila Guci
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Betejat e Femrës
Hijëzime hijesh poshtë
dy globëve të mëdhinjë,
vizionar të ndryshimit…
e instiktin si busullë orentimi.
Betejat e Femrës
përball lakurëqësisë së jetës,
ku buzëqeshja e brishtësia
s’ka kandar !
Ftohtësinë e luftëtarit
mbart si mburoj,
ku ‘’Jeta’’ gudulis / shpon
shpirtin e saj.
Mbi dallgët e jetes, ku stuhia e hedh
Femra mbyllë sytë, shikon brenda saj,
kërkon lirinë si zogjët në fluturimi.
Nuk pyet ;
Si…
Çfarë…
Pse… ??
Vepron për lumturi e liri
Gjendet në breg,..ku era e godet,
për t’i ndryshuar drejtim…
nuk ndalet, nuk trembet..e as nuk hesht…
Ecën ngadal,duke mbrritur larg
duke parë ,
Botën në sy !
Ermentila Guci
2014
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com