Buis jeta – Natasha Limaj
Buis jeta
Do t’këndoj për “ veten time “, aty janë gjithë gratë
Nanurimën shtruar – shtruar, avash – avash zërin lartë…
Do t’këndoj për “ veten time “, me oiii… dhe klarineta
Tekstin ngjizur thellë nga zemra, tek një si unë buis jeta…
Do t’këndoj për “ veten time “ dhe atë që bluan hekur
Thikpelinet jetësore, si kripa në ujë tretur…
Do t’këndoj për “ veten time “ , vaje , ligje më të rëndë
Mbytur buzën me të qeshur, dhimbjen vdekur nëpër dhëmbë…
Do t’këndoj për “ veten time “ edhe syrin e përlotur
Kapërditjen lëmshe – lëmshe, mallpërvëlimin pasosur…
Do t’ia marr për “ veten time” , lodhur – lodhur , pa përtuar
Njësojë si motrat e mia , jep e jep e pa kërkuar…
N . L . ( F )