Flakadan Lirie – Musa Dushica
Flakadan Lirie
Drenicë e Kuqe moj, sa bukur të rri duvaku i nusërisë…
Ia shton hieshinë flamurit maje kullash, që digjen flakë !
Kosovë, nuse e re moj, veshur lulekuqesh të flakës së lirisë…
Mollëkuqja, si gjaku moj, vënë mbi bajrak !
Djep ninullash, luanësh e luaneshash…
Lindur e rritur në flakë luftërash, dhëmbë për dhëmbë !
Me flamur të kuq, valuar maje kullash, maje shkrepash…
E shekujsh pranguar gjatë…lidhur me duar e këmbë !
O nënëloke e madhe, e Gjergj Elez Alisë !
Me trupin “ nëntë plagësh “ lënduar, sa rendë..!
Sinonim vuajtjeje mbete dhe e këngës së lavdisë…
Dardani e lashtë – ta thonë, emrin tënd !
Musa Dushica
05. Mars 2021