August 3, 2024

Pergjithmone… – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

…”Pergjithmone”…

Eshtë shumë i rëndë “përgjithmon-i”
dhe unë shumë e vogël të premtoj ndjenja të përjetshme,
më mjafton të dua gjëra të zakonshme,
lulëzim të pranoj por edhe rënie gjethesh.

Unë s’jam “gjithkush” dhe “gjithçka”
të gënjejë edhe veten, ndonjëherë më ndodhë
premtimet janë leqe që të lidhin këmbët
dhe predën e lënduar s’e lënë të shkojë.

Gjithë sa premtova dhe s’e mbajta
në kraharor peshon si mëkat i pashprehur
se s’jam “përgjithmon-i” dhe as “momenti”,
për ty mund të jem thjesht “një shpirt i dehur”

E nuk të gënjejë kur jam e trishtuar
një “gotë” më tepër e ktheva me nxitim
por kokën pasë më, jo, nuk e ktheva
një tekë më shumë, s’me fali guxim.

Ka peshë “përgjithmon-i”, eshte i rëndë
dhe unë shumë e vogël, me përmasa njerëzore,
mos pritë të gënjejë dhe as që të dehem
pranë teje, të lutem, mos ngri përmendore….

#suzanaalimani 2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com