Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Përtej jete
(nënës sime Mira )
Dikur ishe gjak i kaltër
n’lëkurë t’bardhë e t’ngjyrshme
si këngë e rrjedhshme
mbaje balancën e jet’s.
por një fuqi magnetike n’ heshtje
t’ndali prapa planetit të parë
shuar n’heshtje t’dhimbshme
rrëmbimshëm si orkan i gjallë.
Kur fluskat e borës s’hijshme
futeshin n’ plasaritje drite
shkriheshin n’dhëmbje t’fortë
n’gjoksin tënd të ngrohtë.
…
Forca e kohës s’tashme
të shtiu n’orbitën e vet
sikur iluzion pamor mbi retë
kur dhimbja bëhet lumë
e dashuria qiell…
Foto: nëna, daja
©juliekrasniqi
Gjyle-Julie Krasniqi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com