August 7, 2024

Vetëtima e jetës – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vetëtima e jetës.

Koha na gënjen se jemi n’tokë.
Ecën para neshë,një argat djalli.
Mendimet na flaturojnë,pa kokë.
Dryri i sirtarëve,pëlset nga malli.

Ta kuptojmë botën,me shpirtë mirësie.
Çë ti kalojmë detrat n’këmbë.
Edhe pse njerzimi,me pak pika lumturie.
Syri t’mos shkatërrojë,male e fusha me dhëmbë.

Mos e lëndo njerzimin,kur e kanë gëzimin.
Peshë e rëndë,në supet tona.
Kërko heshtje,për ta mposhtë mallkimin.
Sa hapa t’gabuarë,ka kjo botë e jona.

Syri vëzhgon,t’mirën duke menduarë.
Për të mos humbur rrugën,edhe kur nuk ka shpresë.
Edhe pse jeta,është shumë e rënduarë.
Ta shërojmë planetin,nga vrastarët e pa besë.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore.
05.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com