Bukë e krip dhe zemër për miqtë – Agim Jerliu
Poezi,Agim Jerliu
Bukë e krip dhe zemër për miqtë
Shtëpia jonë nuk ishte e mobiluar
Madje as dyer e dritare jo komplet
Shtroja e mbuloja me pej harrnuar
N’vend guzhines në dhomë shporet.
Shpesh herë s’kishim as n’magje miell
Por për miq e dashamirë sofra shruar
Të pakten pak bukë elbi pasul ja gjellë
Aq kishim po me zemër i kemi nderuar.
Bukë e krip e zemër për miq dashamirë
I pritnin te porta oborrit i merrnin n’gryk
Ju bëhej zemra mal kur të shihnin mirë
Ishin kohëra të tjera kishte nderë e ftyrë.
Kështu ishte ajo kohë e krejt ndryshe sot
Secili ka më shumë por n’mendje t’uritur
Pa termin s’ta hapë derën as s’të njeh dot
Interesi e paraja shumicen i kanë laithitur.
Agim Jerliu,Siegburg 09.03.2019
Nga libri I’m,,Dritësime Poetike “