Gëzuar festën e shtrenjta ime! – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
Gëzuar festën e shtrenjta ime!
Kënaqu sot me një lule mimose
me një urim!
Festoje këtë ditë!
Vish fustanin e bukur e dashura ime!
dhe mendo se
një ditë shlyen mundin e një viti të tërë
Një trëndafil të shpërblen zgjimin që pa gdhirë
netët pa gjumë,
ditët e lodhshme ,
çastet e mërzitshme
momentet e dhimbshme
kohën e mohimit të brishtësisë ,dashurisë e dinjitetit tënd .
Vuri në vazo me ujë lulet që merr sot
dhe të fresketa do ngelen nga ujitja e përditshme
Me lëng sysh
nga respekti i munguar,
nga pabarazia e pageses,
nga detyrimet e “zakonit”
nga egoizmi mashkullor
Sot ti feston!
Se ditët e tjera janë festa e burrave
Maria Hizma Kuci