August 4, 2024

Një lule për ty, nënë! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një lule për ty, nënë !

Në vegjëli, këputa një lule në lëndinë,
Me vrap ia solla nënës :
– Një lule për ty, o nënë…
Urime 8 Marsi !
– Të pastë nëna, bir !
Lëre mbi oxhak…
– Më dhimbset nënë,
Do të vyshket !
– Si dhe unë, bir…
Sa mu dhimbs lulja,
Që do të vyshkej,
Se ish vyshkur mamaja,
S’isha kujtuar..!
Në ecjen time shoqëruar :
« Lulja e vyshkur »
dhe fjala e nënës :
« – Si edhe unë..! »

Musa Dushica, 08.03. ‘18.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com