Fjongo n’gërsheta t’qëndresës – Ali Halim Tahiri
Fjongo n’gërsheta t’qëndresës.
Mos ma ze diellin.
Mos kërko Liri.
Po bëre e zure.
Burgu është për ty.
Kështu mbrohej,gjakësorja Jugosllavi.
Anë e mbanë Kosovës,
formohet ilegalja.
Nga njerzë të devotshëm,rilindë kombëtarja.
Prej katërdhjetë e katrës,kurrë pa u ndal.
Me vajza të bukura,e me djem te ri.
Ilegalja merr hove, prej gjashtëdhjetë e tetës,gjerë n’tetëdhjetë e një.
Student,punëtor,fshatarë e minator.
N’Prishtinën e bukur, flamur,universitet e republikë kërkojnë.
Mbahen shumë plenume,edhe konferenca.
Rinia e Kosovës,po lypë frekuenca.
Ata po dojnë,n’veti me jetu.
N’shtetin Jugosllavë,dojnë me u avansu.
Plas kulmi shtëpisë.
Në mars-prillin,e tetëdhjetë e njëshit.
Vijnë aradhat e milicisë,nga federata.
Kërkesat tona,pa konsiderata.
Demonstruesit
vinin,nga menza e studentëve.
Ata marshojnë,drejtë kahë komiteti.
Udhëheqësit e krahinës,naj rroki sikleti.
Haj medet për neve,o çka na gjeti.
Rinia marshojnë,me pankarta n’dorë.
Trepça punon,Beogradi ndërton.
N’federatë të Titos,pe dojmë shtetin tonë.
Me shume parulla n’dorë,bërtisnin e këndojnë.
Hej,kur ka ra kushtrimi n’Kosovë.
Edhe ne Shqipëtarët,republikë po dojmë.
Kushtetutë,o me hatër o me luftë.
Komunistëve Jugosllavë,ju ka hy një tutë.
Shqiptarët e Kosovës,po na shpallin luftë.
Nga e gjithë Jugosllavia,po vijnë milicia.
Me i shtypë,kërkesat tona.
Por nuk u dorëzuan,vllëzërit e motrat tona.
Shumë tanksa zingjirore,ato gjaksore.
Po hyjnë në Prishtinë,me naj zhdukë rininë.
Vranë e shtypen popullin, burgosën e maltretuan.
Por as një herë, kurrë nuk u dorëzuan.
U dënuan shumë me burgje të rënda.
Gjithandej,anë e këndë.
Në shumë qytete, përdorej diktatura.
Shumë t’rinjë e t’reja,nuk u dorzuan nga tortura.
Shumë nga ata e ato,n’burgje u humbi rinia.
Por n’shpirtë e n’popull,u rronë krenaria.
Gërshetat e gjata me fjongo,e jona rinia.
Me zemer çeliku si baca Adem,Kosova Shqipëtare dem baba dem.
( Dedikim për demonstratat e vitit 1981 në Prishtinën e Dardanisë)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
04.03.2020