August 10, 2024

Malli na treti – Kozma Ziou

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Malli na treti

Ne shpirtin tone nje peng na mbeti
Ne tunel s’ka me drite,ka erresire.
Malli ne mergim c’na treti
nga disa politikane te ndyre.

Nga lakmia e disave
Per pasuri edhe pushtet
Me oreksin e nje kavje
Na ben te bredhim shtet me shtet.

Mallekuar qofshi te gjith ju horra
Atdheun kufome e keni shtrire
Jeni bere si nje tufe sorra
Ju bastarda, te pa fytyre.

Ju hiena me gjak perlyere
Ju na ndoqet neper bote
Ju na humbet komb e vlere
Pa atdhe njeriu rron kote.

O ju njerez te korruptuar
Ju qe mbani petk partie
Nje dite keni per te paguar
Do merni peshtyma neverie.

K. Ziu 10. 3.21

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com