Mos më trembë me shkop – Ali Halim Tahiri
Mos më trembë me shkop
Europë sta patum borgj ,ndëshkimin.
Ne bashkë me ty,mos më parë kishim qytetrimin.
Ti nga ne morre shumë,po besa edhe civilizimin.
Trojen e lashtë,të Priamit,Helenës po edhe Akilin.
Europë mblidhë pak mendë,e shkelè tokën.
Se nga ne e ki të madhin,Gjergj Kastriotin.
Qiellin e kaltërt,ta mbulon e jona shenjëtore.
Gonxhe Bojaxhiu,Shënë Tereza jonë mbinjerëzore.
Europë e Itali,mos më përbuzë në histori.
Nga ne ke Garibaldin,Kalabri e Siceli.
Arqitekt Karl Gegën,te varri i Mocartit e i Betovenit,tek ty Austri.
Ruane Elena Gjikën,princeshën n’Rumani.
Greqi ti fund e kry,u ndërtove n’Pellasggji.
Na e morre heroinën Bubulinë,e po ndinë krenari.
Mos mendo çë i kem harru,krimet e Zervës së zi.
Aq më pak tokën e shenjtë,tonën Çamëri.
Besa shumë shtete,na keni hak.
Po i përmendi,t’gjitha nga pak.
Kryevepër e gjenocidit ti Serbi,shumë na ki hak.
Mbi shtatëqindë fshatra,i shprëngule e i lave me gjak.
Sa keç më ke mbetë,ti e shtrenjëta Malësi.
Me Ulqin,Tivar,Plavë e Gusi.
Ti Europë gjithëmonë,na ke çitë n’pusi.
Na ke prekë në nderë,çë quhet kufi.
Maqedoni po krenohesh me Lekën e Madh.
Historia jote,është fund e krye me përrallë.
Manastiri flet sot,me shumë mallë.
Kumanovë,Shkup,Strugë,Ohër,Dibër e Tetovë i kam të gjallë.
Kuptoje Europë,sa jemi të ndarë.
Ta dish se dita për ne,ka me ardhë.
Ki mu pendu,nëse nuk je për paqë të bardhë.
Se ti gjithëmonë Shqipëtarët,i ke ndarë.
Tani në këtë shekull të ri.
Ma Shqiptarët kurrë,ski me mujtë mi shkri.
Se u ka ardhë,e reja teori.
N’tàna anët,n’sofër tu kan shtri.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore.
09.03.2021