August 10, 2024

Selamet e nanës – Xheladin Halili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Selamet e nanës

Ç’mallëngjim më përshkoi sonte,
të kisha në përqafimin që s’mbaron,
digjesh e përvëlohesh ta kesh,
veç ai përqafim të lumturon!

Mall i pashuar,
që në ëndërr të shfaqet,
që s’e tretin stinët, vitet…
S’humbet kurrë.
Se m’u bë si nishan nga lindja,
i ngjizjes e i frymës së melekut-engjëllit shpirtsjellës.
Ah, ç’aromë më fale nga burimi YT!
Po si ta humbas o lum NËNA?!
Aromë që nuk do ta gjeja askund.
Sikur edhe të gjitha lulet e tokës të mblidheshin,
S’më mbushin sikur aromë e saj!
E ndiej, por s’ngopem si më parë,
As atëherë s’ngopesha,
por të shihja…
Po sikur qengji kur blegërinte pas së ëmës,
Pashë veten se po të kërkoja.
E imja blegërimë që s’pushonte…
Dënesë që më drithëronte qenien time fëmijërore!
Ndër stinë e mote të kisha prehjen më të mirë;
të foshnjërisë,
fëmijërisë
dhe rinisë që s’e shijova të plotë pranë teje.
Njomësinë time të pafajshme sikur të ta falja.
Shërbëtor i haqeve tua të bëhesha.
Edhe më fort të të përqafoja e të të doja…
Kimetin-vlerën të ta dija siç ta dha Zoti,
Edhe atëherë sikur ta dija si tani, e të t’i falja:
dashurinë,
ëmbëlsinë
dhe përqafimin që e prisja sonte.

Sikur ta dija më mirë.
Eh, sikur…
Mendje e të rriturit po ta thotë tani.
Eh, sikur të ta thosha atëherë.
Kur të lodheshin shpirt e trup për mua,
për fëmijët e tjerë,
për plot frymë,
dhe jo veç për evladët e tu!

Kur edhe vatër e vjetër s’i nxinte,
kur të zukasnin mbi kokë edhe plot si unë…
S’ia kishit frikën varfërisë.
“I Madhi Zot m’i ka falur!”-
me buzëqeshje ua thoshe!

Ah, MERITORE që kurrë s’praron emri YT!

Nga selamet mos më kurse
Le t’flladitet ai shpirt i bardhë
Siç ma flladite shpirtin sonte
Me dua-lutje t’kam kthy selam!

  • Xheladin Halili
    Viti, më 22.10.2020
Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com