August 10, 2024

Të duash – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të duash.

Dashuria,ndjesi që më pushton…
pasion/shkrir’ në magji pafundësie,
këngë shpirti,lum kush dashuron,
ndjenjë e fuqishme,uragan lumturie.

Të duash,mantel mirësie pafund,
në k’të jetë e në botën e amshuar,
pa dashuri,bim’ pa rrënj’-era shkund,
si peshku pa uj’ qenie bosh,e hutuar.

Dashuria-sjell paqe në këtë botë,
ilaç që na ushqen shije ëmbëlsie,
pa dashuri,si nën ujëvarë me lot…
i humbur në mllef,në doza xhelozie.

Ah dashuri,pentagram në melodi,
dehem me ty,në gotën e dollisë..
ah kjo botë që vlerën nuk i’a di,
stonon në skutat e errëta të vetmis’.

E lumtur…në krah’ të dashurisë,
në ç’do qelizë…gjaku qarkullon,
zemër që rreh,tik-take të mirësinë,
Diell mëngjesi,lum kush e provon !

Pa dashuri,si një kopësht lule tharë,
pa ajër,pa jetë,gremisje në trishtim,
dashuria-ylber,lum kush e ka parë,
serenat’ jete deri në jetën amshim.

Dashuria të gëzon,por dhe të vret,
nëse kalon limite,dozë që të helmon,
aromë trëndafili,mjer’ kush humbet
lum ajo zemër që veç dashuron..!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:10.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com