August 10, 2024

Une dhe ti – Petrit Kape -Kolami

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Petrit (Kape -Kolami)
Une dhe ti

E mban mend,o Azbi!
Kur vinim me bageti bashke?
Ti kishe nje lope me nje bri ,
Une kisha nje lope cale .

I kullosnim neper kanale,
Atje kishte jeshil shume ,
Gjiret e lopeve ,beheshin kacek,
I vinte qumeshti lume .

Kur lopet pushonin ,
Me vrap ne lume shkonim ,
Laheshim, argetoheshim,
Gjithe diten nuk pushonim .

Kur ktheheshim per ne shtepi,
Ja mernim kenges dhe kendonim
Lopet menjehere koken kthenin,
Kur kengen tone degjonin .

Pa u futur ne shtepi ,
Shkonim te hanim dhe qershi,
Ne bacen e zonjes Agathi,
Hanim sa plasnim ,s’na thoshte gje njeri .

Kur u nisnim per ne shtepi,
Mernim me vehte dhe ca qershi,
Eh! More Azbi!
Sa kujtime kemi ,

UNE DHE TI .
MAQEDONI
10/3/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com