Belbëzim i mekur – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Belbëzim i mekur
As parë
as dëgjuar
as prekur
por e dëshmuar
e njëzëshme në njerëzi.
Drama, që mban
ethet e mosdashjes
në trakun e tragjedisë
pa tragjiken
me heronj të heshtur.
Në mekjen e një belbëzimi
që s’mund të flasë
por këlthet brënda qenijes
në kulmin teatral
për tu dëgjuar.
Mos qofsh pa zë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com