Ritëm jete – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ritëm jete
Shkelqe
në formën e një ylli
formohu
feksu
në lojën e fshehtë me retë
riçfaqu
më ndritshem
e qëndro aty lart!
Nuk dua të shkëputesh
si meteor
në fuqinë e tërheqjes
me vështrimin lart
ritmin e zemrës vallzojmë.
në ritëm jete
midis nesh
si një duet.
Pranoje
çmendurinë e një ëndërre
përqëndrohu
në kupën qiellore
rrotullohu
mes dritayjesh
rrezeartë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com