Agoni – Landri Xhemalaj
Agoni
Ç’është kjo agoni me heshtje tinzare?
Si një natë e errët që s’pranon agim
Si një qiell mbuluar nga retë vrastare
Re që mbjellin dhimbje , lotë dhe trishtim
Ç’është kjo ditë e re që s’do të agojë?
Dhe ky gjysëmterr mbushur me lëngatë?
Pse retë diellin s’duan ta lëshojnë?
E nata vazhdon , vazhdon e pamatë
Pse sytë e mbyllur heshtin nën qepallë?
Sa të rënda qenkan k’to qepalla sotë
Ç’janë këto gjysëm ëndërrash që u gdhinë vrarë?
Në cepat e syve ngrirë dy pika lotë
Po ku shkoi gazi,gazi pse u tret?
Ngrirë në cepa buzësh si për ironi
Drita gjëkund s’duket,nata s’ka ylber
Ditë e natë bashkë , ç’është kjo agoni???
Vlorë 11/03/2021
Kushtuar gjithë atyre që kanë humbur jetën nga pandemia , ngushëllime për familjarët , dhe mos pastë më viktima nga kjo kolerë vrastare