Bardhësi e fshehur – Remzi Limani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bardhësi e fshehur
Sa keq
mbete dashuri e puthur në kornizë.
Të thash:
mos prit që të kalojë gjëmimet e rrufesë
kapërce mbi dhimbjet e qendisura
mëso të kërcesh nën shiun e luleve
një vallëzim i etur gëzimit tim.
Të thash:
mëso të vallëzosh nën shiun e imët
desha të dëgjoj këngën e kremtimit të pranverës.
Dhe
për nder të këngës së pranverës
desha t’i shpalos lulet e çelura
gjinjve tu bardhësi të fshehura.
®
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com