Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë! – Donika Gjura
Dymbëdhjetë vite pa ty babai im i shtrenjtë!
*
Si sot dymbëdhjetë vite më
parë,
Me dhimbje e lot këtë ditë e
kujtoj,
Dita kur nga jeta dhe ne je
ndarë,
Në dymbëdhjetë të drekës
fryma të ndaloi..
Baba ti seç parandjeve atë
ditë,
Kokën nga perëndimi vetë e
ktheve,
E drejt nga unë i fiksove
sytë,
Ndoshta një porosi doje
t’më jepje..
Ti ike, por diçka peng të kambet,
Për s’gjalli mbesën Anna e stërnipin Flori s’kishe afër,
Mallkuar qoftë ky gurbet i shkretë,
Të ndau nga njerzit e tu më të dashur..
Ti ike në pranverë kur qingjat blegërojnë,
Kur dallëndyshet e shtegtimit kthehen në fole,
Kur çel lulja e parë që pranverën lajmëron,
Kur shpërthejn sythet e lule çel çdo pemë..
Baba, ikja jote zemrat na i
coptoi,
Veç fëmijëve tanë asgjë s’na ka mbetë,
Kur ikin bijat për festa ne s’kemi ku shkojmë,
Për ne dera e prindërve e kyçur për jetë..
Sa krenare ndihem që jam
jot bijë,
Kur thonë kjo është vajza e
Hysenit,
Një gjë po ju them ju o miqtë e
mi,
Njeriu vdes atëhere kur i
vdes emri..
Lutem Zotit për ty baba
Qofsh i xhenetit!
Respekte për lexuesit!
Donika Meta Gjura! Autor!
Dt/02/03/2021!