August 7, 2024

Fluturimet duhet përjetuar – Remzi Limani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fluturimet duhet përjetuar

Mos kërkoni dallime mes puthjeve,
ato do t’i gjejmë lehtë në etjet e buzëve.

Le të kërkojmë frymën e shpirtrave që na bashkojnë dhe do të ndihemi plot me vetveten.

Është një rrugë e vështirë deri tek buzët, por fundi i saj prek kërthizën zambake.

Dhe, fluturimet duhet përjetuar, duhet të ngjitemi në shtatë palë qiej, të takohemi me dëshirat dhe dashuritë e fshehura brenda nesh, fshehur durueshëm deri në shpërthim, që fundi i fluturimeve të jetë i lumtur, sepse, në durimin tonë fshehen përmbajtja dhe shkëndijat e fishekzjarreve të shpirtit.

Pra, ne kurrë nuk jemi fillikat vetëm,
jeta gjithmonë na dërgon një qenie tjetër në përqafimin tonë për t’na marrë ngrykas.
Një qenie që na kreh flokun dhe na shpalosë petalet e mbyllura brenda nesh, për të çelur lulet tona që i donë puthjet deri në përjetësi.

®

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com