Nën hijen e shelgut të fëmijërisë – Muça Vladimir
Një fundjavë plot shëndet mirësi,lumturi ju uroj përmes këtij cikli poetik dashamirës të poezisë.
Nën hijen e shelgut të fëmijërisë
Nën hijen e shelgut lotues
Me buzet e erës fëmijëria më puthi,
E pashpjegueshmja m’a shkuli trishtimin,
Si fluger dëshirat m’i vuri.
U shkërmoqën eshtrat e ditëve,
Në pika loti bien kambanat e kujtimëve,
Ju ardhacakë frikë mos kini
Këtë tokëhije e dua në ëndërrime.
Më lini nën shelg të endem përçart
Mbi eshtrat e ditëve të ikura
Dhimbjen ta shuaj,
Si Abaz Ali i trojeve të nëmura
Revan të marr si kalë i harbuar.
NË HESHTJEN ZGJEDHORE
Në heshtjen zgjedhore
Gjithçka e tubova,
Në një detë ëndrrash.
Mbi dallgë,
Mendimet dhe idetë,
U qullosen mes shirash;
U ngulfaten pa drojë
Në fërgëllima shpirti,
Ushqyer me gënjeshtaren liri.
Në heshtjen zgjedhore,
Me kokën në zjarrmëni
Mendoja më shumë për prindërit,
Fëmijët e mijë.
PËRRALLAT E REJA
Sërish po zjarrmohen përrallat e reja,
Mbi metropol gjëmon daulle e hordhive,
Mitingash një ditëjetë rrugëve e zhbëra
Me kipsin tim, larg çdo merite.
Do treten gjerizëve premtimet e vehtes,
Kufoma politike pa ndjeshmëri;
I pa peshë, jasht ligjit të rëndesës,
Si copra shpuze mbuluar nga hiri.
Në shpirt m’gulçon një frymë e re,
Si yllë mëngjesi larg përkatësive,
Një rrobe flak, me hije vdekjeje
Mes qejfëmbetjeve, larg çdo merite.