August 5, 2024

Shelgjishtet lotojnë n’dimër – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shelgjishtet lotojnë n’dimër.

Pranverat në ardhje me lule pa shije.
Buzë Morava e Binçës mbeti e etur për dije.
Lisi nuk i përballoi rrebelimit n’stuhi të Tetorit.
Thau një trup qiellor të meteorit.

Në Anamoravë ska plepa as edhe shelëgjishte.
Lumi t’përcolli n’heshtje me elegji Fishte.
Ju malet e Karadakut të lashtë.
Kaq shumë këtë vigan e keni dashtë.

Një jetë e bujshme me dega shumë.
E more shtratin me gjithë lumë.
Fushat më pjellore na mbetën djerrina.
Gjelbërim nuk do të ketë në shumë lëndina.

Viti e Kosovë për shumë kohë do të na mungon një Dan i dytë.
Beguncë të vulosi n’krenari bir i ytë.
Në shumë zhanre mendjehollë.
Për gjithëçka ishe shembullorë.

(Dedikuar mikut tim,kritikut letrare, poetit,politikanit,gazetarit dhe publicistit të shquar në hapsirën gjithë Shqipëtare,të ndjerit z.#Ramadan #Musliu)

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore.
07.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com