Indiferencë – Drita Haxhillari
Indiferencë.
Ngado të shkoj,ngado të ndalem…
sërish të takoj,me ty përballem.
Më thua,po të kërkoj,kam nevojë,
në shpirt digjem,po s’të përgjigjem.
Shumë kohë pa të pa,më le pa krah’
Po përse tani je,ku ishe deri dje..!?
Ma thuaj në sy,ç’të kam bër’ unë ty !?
Për ç’do ditë,në luft’ me ç’do sfidë,
u zhduke si era,tani troket te dera.
Sa i zbrazët,s’di ç”mban në zemër,
rast enigmatik,ekzistenc’ pa emër.
Ndihmë më kërkon,kur më rrëzon,
akullnajë e kësaj bote…sjellja jote.
Në gjithë k’të histori,vërdallisur..
hedhur kokëposhtë e gremisur…
I humbur je ti,përse më vjen tani..!?
Lërmë të jetoj,në ndjenjat e mia…
mos m’u afro,ti s’di ç’është dashuria.
U largove,nga pas,shije të hidhur le,
ik në rrugën tënde,as ishe,as nuk je !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.13.03.2021