Dhimbja – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dhimbja
A e mendove më parë
për të thënë atë që s’thuhet?
për të thënë atë që s’duhet?
se…. se… mbetet në shpirt
e nuk shkulet.
Gjurmën e një patkoi
po mban si vulën e një vendimi
që s’don të merret
e pse i dëshiruar
për të afruar…
Çcc. ’f arë?
dhimbjen e dyfishtë
në tingullin mes shkumbërrathëve
të vegjël që zmadhohen
nga pika të njëpasnjëshme
në stërkala shiu…
Ç’e lagën
lotin e tharë
të mbetur aty
gjatë rrëshkitjes nëpër faqe…..
ah ç’më bëre!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com