Kurorave të lirisë – Ali Halim Tahiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kurorave të lirisë
Mbi supet tuaja,u shkrua historia.
Errësirës shekullore,ju i dhuruat dritë.
Në dasmat tuaja,u kurorizua Atdheu e Liria.
Për ti ardhë gëzimi,t’bardhës ditë.
Vendi kërkonte, t’zotin e shtëpisë.
Nga të gjitha anët doli një,me emër Kushtrim.
Foshnjës n’djep po i këndojmë,ninulla t’lirisë.
Loti i syrit,nuk don ma poshtrim.
Agu i lirisë,erdhi me diellin.
Kënga jehon,nëpër çdo shtëpi.
E bukura Kosovë,nur e ke qiellin.
Tani na u bëfshë Shqipëri.
Ali Tahiri
Skifteraj.Viti.
Shqiperi Veriore
28.10.2020.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com