Kurr me pranvere – Syle Bajrami
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kurr me pranvere
Pranveren e mora me vete,
ne trasten e mbushur kujtime
Shpesh deshiroj t’a shoh edhe nje here ,
por kjo s’eshte me pranvera ime
Here me del si vjeshte e here si dimer,
mbi shpatulla nje mal me bore
Trishtueshem dal para pasqyres ,
me kete traste qe me mbeti ne dore
Edhe kur shihemi sy me sy ,
me fjale nuk takohemi dot
Shume kohe bredhem -larg,
Une e Pranvera ime -kot
Cdo mengjes me zgjojne enderrat,
se po kthehem edhe nje here
Kjo edhe mund te ndodhe ,
por kurr ,kurr me ne Pranvere
Sylë Bajrami
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com