Liri buzëqeshjen e njomë ta fala ty – Ali Halim Tahiri
Liri buzëqeshjen e njomë ta fala ty.
I frèskët në aromë.
Me trup t’njomë.
Shtatin lulebozhuri.
I bukur si flamuri.
Djali prej Zhitisë.
Vullnetar i Gjermanisë.
I kalitur n’zemër.
Me i dhënë lirisë emër.
Ky është Safeti.
U kthy nga kurbeti.
Vetëm,Nëntë Mbëdhjetë vjeqar.
Në luftë,n’Kosovë ka ardhë.
I fortë n’trup si guri.
Erdhë n’Koshare me thy muri.
Atdhetar e fisnik,i ditur.
Kështu nëna,e kishte rritur.
Veshi uniformë t’ushtrisë.
Për ditë të lavdisë.
N’fushë betejë trimi hynë.
Sypatremburi,Safeti ynë .
Lufta për liri fillon.
Me shumë shokë,ai shkon.
Ushton mali,merr kushtrimin.
Kështu lidhë,me besë betimin.
Natë e ditë,aty luftohej.
Çdo betejë,për ditë fitohej.
Në Kosharen e lavdisë.
N’vend të shenjtë,të t’krenarisë.
Nga t’gjitha anët,e Kosovës.
Shumë të ardhur,prej diasporës.
Ballë për ballë,në beteja.
Luftojnë shqipet,si rrufeja.
Luftëtarët,luftës si frigohen.
Pushkë e këngë,aty bashkohen.
Tytave t’pushkëve,sju ndalen zjarret.
Këtu armiqëve,u hapen varret.
Te rrasat e Kosharës,tregohet trimëria.
Tmerr n’fushë betejë,pèrjeton Serbia.
Bashkë me vullnetarët,e Rusisë cariste.
Me gjithë,arsenalin e ushtrisë raciste.
Prilli NëntëDhjetë e Nëntës,datë në histori.
N’Koshare ra muri,Shqipëri me Shqipëri.
Me trimat e U.Ç.K-së,të Agim Ramadanit.
Me çu amanetin e mulla Idriz Gjilanit.
Armiku barbar,tejkaloi konventat prej tutës.
Me aeroplana e granata,përdor helm SARIN,të luftës.
Ju veq sa i dhat forcë,Safetit me shokë.
Se robërinë,se dashti kurrë kjo tokë.
N’Shtatë Maj,t’vitit Nëntëdhjetë e Nëntë,lindë një djalë.
Nusës së Kosovës dëshmorë ju ka falë.
O babë Qemajli i Zhitisë s’Vitisë.
Tani yt birë,është i gjithë Shqipëtarisë.
Safet o nderë i kombit,t’rilindjes.
Emrin ta mban,shkolla e vendlindjes.
Je nderu në rrugë,në lapidare më madhështore.
N’hyrje të Vitisë t’kemi në Shtatore.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
28.12.2020
(Kushtuar dëshmorit të kombit.
Safet Qemajl Rexhepi.
19.03.1980-07.05.1999
Zhiti.Viti.Kosovë
Ushtar në brigaden 138 Agim Ramadani.Koshare)