August 10, 2024

O ju bijtë, e kësaj toke! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O ju bijtë, e kësaj toke!!

Pini, me gota të kristalta!
Gllënka të fjalëve të arta,
Ç’visheni, lëkurën prej derri!
Visheni shkëlqimin, me ngjyra ylberi,

Shpërlani gojën me ujë burimi!
Fshini sytë, shihni nga Perëndimi!
Lani duart me sapun erëmira!
Fytyra maskuar, kthehuni nga pasqyra!

Bota është lartë, si në majë mali,
Na soditë, nga i vogli tek i madhi,
Zgërdhihen, qeshin, se të drejtë kanë,
Na dhanë gjithçka, ne kurr si pamë!

Ta duam vendin, jo vetëm me fjalë,
Populli s’është dele, e as pemë e tharë,
Ktheni sytë, çdo ditë nga pasqyra!
Pini gllënka, të veprave më të mira!

Shqipëria jonë, e varfër e mjerë,
Nxorre fëmijët lypsar, derë më derë,
Derdhën djersën, kockat lanë për të tjerë,
Shqipëtarë, një grushtë kemi mbetë!
Secili nga ne, kërkon famë e pushtet,

Të jemi si bota, të mbjellin mirësinë,
Të kthenen në atëdhe, atje larg mos rrinë,
Shqipëtarë jemi, një kulturë e një gjakë!
Të duam të bashkuar, jo të përçartë,

Kohë e gjatë, hallkat tu këputën!
Ikën largë, labirintheve u humbën,
O Shqipëri e mjerë, o gurë xhevahiri!
Në duart e tua, tu shkërmoq zinxhirri,

Mblidhi hallkat, ngjiti një nga një!
Ata që janë largë, gjumi për ty si zë,
Aty ku je këputur, lidhi fortë ato duar,
Në sytë botës, ti je tokë e bekuar.

Moza Reçi Shehi
Datë/14/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com