Më thërret – Valbona R. Hadri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më thërret
E dëgjoj një zë më thërret qëmoti
Qëmoti drejt meje hap udhën e luleve
Më vjen rrotull buzëve të ngujuara
Nuk e di ç’farë të them unë e ndryrë.
Është zëri i një kënge për dasmorë
Një kryekrushk i dehur më vjen vërdallë
Kërkon nusen e humbur në përrallë.
Përralla e nuses ka një nur në ballë
Nuk i falet drita dehurisë së marrë
Nëse është dehuri dashurie shpirti
Duhet puthur dritën,sytë për t’ia fal.
Valbona R. Hadri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com