August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mesmars

Ditën vras me heshtjen time,
shkrepëtima feksin nëpër kaltërsi…
Ç’më erdhe kështu, o mesmars!!

Rrokullisen minutat fytas me orën,
rëndesë e diellit vret një valë,
hënën sylëbyer, mbars…

Dhe gropë e udhës thyen një takë,
gjembaçë të egër gjuhën shpojnë,
duartcunguar në përqafim zgjas…

Shpatë e hekurt ma pret udhën,
dy botë larguar, as ti, as unë,
nën lëkurë të fshihem mos të të humbas…

Adivije Hoxha

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com