August 9, 2024

Ndale hapin moj sorkadhe – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ndale hapin moj sorkadhe

Ndale hapin moj sorkadhe
Kam dy fjalë e do ti them
Gjumi më është prishur fare
Ëndërrat s’di se ku më shpjenë

Herë më dukesh si thëllëzë
Herë , herë si sorkadhe
Nganjëherë si trëndafil
Plot me vesë përmbi petale

Vajta një ditë në mal
Mali mbushur gjelbërim
Ç’më preu rrugën një sorkadhe
Nën një shkëmb te një burim

Desh ti flit po s’më del zëri
Sikur dije hallin tim
Më hodhe një grusht me ujë
Më s’të pash ,mu duk vegim

Çove krahët e një zane
Dhe u ngrite fluturim
Të pash si të ndrinte nuri
Mbi rrëpira e shkëmbinj

Më le mu në mes të malit
Mu duk vetja si jetim
Më vije si flutur ballit
Talleshe me fatin tim

Pse ike a thefshë këmbën
Te unë të kërkosh shërim
Të vi të të mjekoj plagët
Ti ato të shpirtit tim

Pse s’më fton një natë për darkë
Të të tregoj hallin tim
Të më bëhesh ti jatak
S’dihet mbase gjej shërim

Vlorë 16/03/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com