August 3, 2024

Për ty vëlla! – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Për ty vëlla !

( Vargje zemre,dedikuar vëllait,shokut,mikut dhe patriotit të ndjerë,Flamur Visha )

Vajton vargu im,veshur në zi,
për ty o vëlla,sot derdh lot…
na ike nga kjo botë,kaq i ri,
dhimbje që,s’e përshkruaj dot.

Sëmundja që i vogël të kaploj,
pa mëshirë,të preu jetën në mes,
përse kaq shpejt nga ne të largoj,
përse u tregua kaq e pabesë..!?

I dashur,i çiltër dhe buzëgaz,
të kishim aq të mirë o vëlla,
le tre fëmi,zemër si nuk plas,
të kishin si shok,mik,super baba.

Dhimbje e madhe,prej shpirti del,
na ike i ri,le vendin bosh te votra,
ishe një bashkëshort ideal,model,
të vajton nusja,gjyshja,vëllai,motra.

Qaj moj zemër,qaj e mos pusho,
në kujë e dënesë,pa/pushim…
familja,shoqëria,po të vajto,
na ike para kohe,o vëllai im.

Në ç’do germë,derdhet pikë loti,
sfidën e jetës,dot s’po e ndal,
dhe pse pranë vetes,Zoti të mori,
ti je mes nesh,i qeshur,i gjallë.

Në ç’do ditë,në ç’do agim…
në ç’do çast…në këtë jetë,
i paharruar mbetesh vëllai im,
prehu i qetë,në xhenet !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.16.03.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com