August 7, 2024

Po lëvizë shtëpia – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po lëvizë shtëpia

Tek sa dridhej çatia,nga halli.
Ofshamë e njeriut,me hije të vdekur.
Pullazet lëviznin,me ndjenja malli.
N’kujtesë e në ecje,me dhimbje i prekur.

Sonte do jam në dasmë daullash,pa zhurmë.
Çë shpirti mos të jetë,i shqetësuar.
Vitet,çë kaluan lanë gjurmë.
Jeta në plagë,e pa shëruar.

Kohërat kalojnë,n’labirinth ndjenjash.
Syri vëzhgon,si kamerë n’rrëmujë.
N’rrugë të mbetura shenjash.
Kohës i jap forcë,ti bëjë bujë.

Në ditën,kur ishte ndalè hapi.
Gjurmë kishte,nga thembrra kuajsh.
Hingëllim daullash,ma nuk pati.
Koha m’ka dhënë shpërblim të vuash.

Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
22.01.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com