Anija Panama – Muça Vladimir
Zgjim i kujtesave poetiko-shoqërore përmes tre poezive nga vëllimi”Zërat e shpirtit”
Anija Panama
Anija e mbushur deng
U bë gati për nisje.
Tymtari blozën e zezë
Mbi refugjatë zu të villte.
Mbi muret e shqyer të ikjeve
Si një Gorgonë rri e vështroj:
Është për mua ajo anije?!…
Midis pulëbardhave,shpirt zemërak
Dyndem pas në krakitje,
Syri më ndalet tek një zog fluturak,
Mes lutjeve të vjetra biblike.
Ku po më çoni ju shpresa të cfilitura,
Besë s’ju zë këtyre anijeve,
As pulëbardhave
Me të qarat krakitje.
Ti nostrom i shpresave të mija
Vështro tymtarin si zvarget nga anija!…
Si një tufë korbash
Me ndjellësi fatkeqsie,
Mes plagëve të mija,
Mashtruar nga golgotë e re;
Vallë kjo qënka liria!…
1993
PËRSE IKIN KËSHTU POETËT
Portret i tyre me fytyrë qiellore
Më vjen çdo ditë si një reliev,
Mbi grumbuj reshë, si tatuazhe
Gjallohen në botën e vërtetë.
Pasion i leximit tek Ta më shtyn.
Skulpturë dheu Bernsi n’madhështi;
Me plug e mbolli poezinë frymë,
E vdiq cfilitur,në varfëri.
Apolinieri mbylli sytë në papafingo,
Yje mbeten vargjet,dallgë lumë;
Jevtushenko gulakëve rrethuar nga gringo
Zgjoi tmerret me poezinë furtunë.
Garsia Lorka,At Fishta u tretën
Në rrezet e diellit, kozmosin vend;
Në varre të humbur eshtrat ju tretën,
Shenjtor arti,në tjetër univers.
Naimi, Migjeni tretur si qiriri,
Etgar Poe mbledhur qefin në mjerim;
Me shpirt e mëndje Jonatan Swifti,
Në mëndjen e popullit, n’kujtimin sublim.
Edgar Matrersin e treti poliemeliti
Si shiu acid, në jetën mallkim;
Zhak Kervak e Xhuzepe Ungareti
Në zjarr furrëbuke shuanin urinë.
Eseninin e shoi depresioni shoqërorë
Me Majakovskin si një mallkim;
Në gijotinën e absurdit të kohës horror
E tretën jetën, të gjenin shpëtim.
Witmani,Witmani me mjekrrën fluger
I mbeti shikimi veriut, në varfëri.
Përse, përse vdesin kështu poetët?
Më shtohen mendimet,si një prefiks.
POETIT EROS
Shko në rrugën e zgjedhur poet!.
Mos më fto në të tuat labirinthe.
Çdo e shkruar në erosin tënd
Është një kthinë mbushur me hipokrite.
Koha jote vërtitet në mjergull e llohë,
Gjithkujt si kambanë i rri zodiaku;
Mëndja gërrmuqet kudo e pakohë,
Shqyhet nër dhëmbë luanësh Shën Marku.
Shko miku im në erosin tënd,
Unë s’kam ndërmend të vi tek Ti.
Në shpirt më gicërron tjetër gjemb,
Mbushur jam me shtrëngata ankthi.