Lutju të mirës – Ali Halim Tahiri
Lutju të mirës
Zemra digjet n’prush.
Vërdallë me djersë në ballë.
Jeta e ëmbël si rrush.
Pa përrallë në fjalë.
Botë e rrethuar unazore.
Ecje me gjunjë n’murë.
Dashuri me flakë natyrore.
E ndërtuar në artin urë.
Sa e vogël,një plëmbë botë.
Njeriu sundimtar i kotë.
Tre me ujë,një më tokë.
Rri i uritur,mos ndotë.
I bardhi shpirt mos u trazo.
Ik nga rruga e pa kalueshme.
Me sjellje t’mirë aktro.
O njeri i botës mashtruese.
Besoj jetës së parë.
Urtojë detrat me sy.
Se koha nuk të falë.
Në t’përtejmen botë me hy.
Pregadite frigën n’zot.
Se e ke një lindje.
Mundë t’mos jesh në mot.
Ule zemrën n’dhimbje.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
16.03.2021