August 11, 2024

Dilemë njerëzore – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dilemë njerëzore.

Në këtë botë,në këtë realitet,
mos u mbyll në oaz tërë vaj,
në do të më njohësh vërtet,
ejaa..si rreze drite të të mbaj !

Eja,bashkë,të ecim o NJERI,
e madhe dhe e gjerë kjo botë,
rendim të kërkojmë pak qetësi,
mes shtigjeve të lagura në lot…

Në shpirt ndihemi si fëmi të dy,
përkundur,si dallgë deti unë e ti,
shpresa na jep krah’ dritë në sy,
mbyllim sytë,flemë në lumturi,

Mos jam e verbër që nuk të shoh,
si erë e ngrohtë,në shpirt qëndron,
mos jam në “dehje” që s’të njoh…
rërë të nxehtë te këmbët lëshon.

Një çast më muros,kohës t’i tregoj,
endem mes kotësive,endem kuturu,
ende s’kam vdekur,por do mbijetoj,
shpresa më flet me vonesë,eja k’tu !

Kërkoj një kthim…në jetën reale,
rastësia sjell njohje,surpriza çudi,
kot mundohem,është botë virtuale,
të sjell njerëz nga Sahara..në Siberi.

Zemër moj,me fatin mos u gremis,
mos u brengos,pranoje si të vjen…
mos luaj,mos bëj asnjë kompromis,
në je e mirë,fati vjen vetë e të gjen !

Shënjtorët…rolet kanë ndërruar,
duke u mbytur në pusin e mëkatit,
njerëzit grinden,c’do dit’ ngatërruar,
përpëliten kot,në labirinthet e fatit.

Mos kërko te unë,të zgjidhësh nyje,
në do të më njohësh si jam vërtet,
mos gjyko keq,mos gjyko pa arsye,
ejaa…më mbaj pranë,në realitet !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt.19.03.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com