Hapi im… – Musa Dushica
Hapi im…
Ndoshta i vonuar, hapi im i jetës,
Po i hedhur ngadalë e me mendë,
Duke shtruar pyetje,e përgjigjur vetes
Më doli gjithnjë, të ishte me vend…
I vogël, hapi im, i menduar mirë…
I hedhur me kujdes e me panxitim,
Rugëve të jetës, dëshirë e pa dëshirë
Ecjës nëpër kohë, deri në pa kthim..!
I rrahur shtrëngatave, lagur nga shiu,
Rrebesheve të kohës djegur e pjekur,
Moteve të liga, ngrirë nga veriu…
Zënë thellë ortigjesh, po jo dhe vdekur !
Udhëkryqeve të botës, lindje perëndim…!
I ndodhur shumë herë në shpresë e pa shpresë,
Rrugëve të panjohura, larg në pa kthim…
Ecën hapi im, ecën dalngadalë…ecën e
nuk vdes !
Musa Dushica
18 Mars, 2021