August 3, 2024

Në dhomën time banon vjeshta – Mehmet Breznica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në dhomën time banon vjeshta

Gjer në kullën e vetmisë sime
Miku im
Rruga është e shkretë
Koha djeg fitilin e pritjes
E nata
Rrjedh gjak të zi nga goja

Në kornizën e sëmurë nga verdhësia
Zhvarroset kujtim i blertë

Trenat e kohës parakalojnë
Nëpër kokën time me ulërimë
Si bisha të plagosura
Që kanë humbur qetësinë

Barharrimi s’arriti t’më rrënoi
Malin e kujtimit
Edhe sonte ndjejë trokëllima hapash
Nëpër lëkurën e natës sime të pagjumë

E në dhomën time vjeshta banon

Mbytem në lumin tënd të trëndëfilt
E dashura ime
Gjerësa zbulon këmbët qiell i mashtrimit
Dhe nga hija jote më ndjek
Shi i akulltë dimëri

Si ti kaptoj muret e sëmundjes sime
Kur çdo ditë çdo natë
E ngjeshur në mantil mjeku
Rrëzon shkëmbenjë malli
Në detin e pikëllimit tim

E rreth meje e në mua
Shtreson myk i vjeshtës së vonë
E më dergj në shtratin e letargjisë
helm i gjarpërit të shtëpisë

Ç’ të bëjë tani me gjarpërin tënd në duar
Ta vras a ta mikloj për t’ më mos kafshuar

MEMET BREZNICA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com